Megan Fox përbuz Twitter-in

11/01/2013 15:50

Megan Fox ka vendosur të mbyllë profilin në Twitter të cilin e hapi vetëm një javë më parë.

Aktorja bukuroshe kishte rreth 250 000 ndjekës që kur hyri në botën e “cicërimave” më 3 janar, por kjo botë duket se nuk e tërheq aspak.

26-vjeçarja shkroi të mërkurën: “Kam 5 ditë në Twitter dhe ende nuk po e kuptoj se çfarë qëllimi ka.”

Ndërsa të enjten shkroi në Facebook: “E mbylla profilin në Twitter. Mendova se viti 2013 do të ishte lulëzimi im në rrjetet sociale, por i urrej ende. Ju dua shumë fansa, por vetëm për Facebook-un mund të gjej kohë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA