Jurgen Klopp refuzon Realin

11/01/2013 17:15

Trajneri i Borusias së Dortmundit, Jurgen Klopp, nuk është i interesuar për zëvendësimin e Jose Mourinhos në stolin e Realit të Madridit.

I pyetur nga një gazetë spanjolle, pasi një sondazh e vendosi në krye të preferencave të tifozëve në rast të largimit të trajnerit portugez, Klopp falenderoi, por theksoi se “nuk ka kohë për Realin”.

“Nga rezultatet e kësaj ankete duket se shumë prej spanjollëve panë dy ndeshjet tona në grupe me Realin dhe i pëlqeu loja jonë. Mbase, madrilenët duan një tjetër trajner gjerman, por për fat të keq, unë nuk kam kohë”, tha Klopp.

“E vetmja gjë që kam të qartë është kontrata që kam lidhur me Dortmundin deri në vitin 2016, kontratë të cilën dua ta respektoj. Të gjithë të tjerat janë vetëm fjalë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA