“E bukura dhe bisha” Catherine Zeta-Jones

11/01/2013 00:00

Jo më kot është aktore. Catherine Zeta-Jones di të shndërrohet mjaft mirë nga “ëngjëll në djall”.

Fillimisht 43-vjeçarja u buzëqesh kamerave dhe objektivëve të aparateve fotografikë, më pas në fraksione sekondi shndërrohet në një “përbindëshe” që vështirë se mund të njihet.

Aktorja u filmua teksa po hynte në Ed Sullivan Theatre në Nju Jork për të folur për filmin e saj më të fundit, një thriller ku ajo luan rolin e Emily Barloë, gruas së kryebashkiakut të Nju Jorkut që luhet nga Russel Crowe.

Ky i fundit dyshon se gruaja e tradhëton, ndaj për t’u siguruar punëson një ish-polic që luhet nga Mark Wahlberg.

Catherine është e martuar me Michael Douglas dhe ka dy fëmijë me të njëri, 12 dhe tjetri 9 vjeç.

 

Top Channel