Mbërrin për herë të parë në vendin tonë pajisja “Pet-skaner”, e cila diagonstikon ne fazë shumë të hershme sëmudjet tumorale.
Kjo paisje gjendet tashmë në spitalin jo publik “Hygeia” dhe do t’i vijë në ndihmë pacientëve si në Shqipëri dhe Kosovë, të cilet deri më tani, me një kosto tepër të lartë, i janë drejtuar klinikave jashtë vendit.
“Në rastet kur nuk dihet ka apo nuk kanë sëmundje, “Pet-skaner” e nxjerr. Një pacient që do të ketë nevojë për kimio, nëpërmjet kësaj aparature përcakton saktësisht se për çfarë trajtimi ka nevojë. Ky është njëri rast. Në rastin tjetër, një pacient që është trajtuar me kimioterapi, radioterapi, etj, vjen momenti për të specifikuar nëse ka apo jo më sëmundje, nëse ka apo jo më nevojë për trajtim të mëtejshëm. Ka pacientë që kanë marrë disa cikle kimioterapie dhe nëse kanë probleme, vazhdojnë “Pet-skanerin””, deklaroi Ledio Bregu, një mjek radioterapist-onkolog.
Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, ka vleresuar kete investim si “fjala e fundit” e shkences se fushen diagnostikuese, duke u shprehur se ne muajin mars, pacientet shqiptare te siguruar do te lehtesohen nepermjet librezes shendetsore edhe ne spitalet jopublike.
“Kjo pajisje është fjala e fundit e teknologjisë. Qytetarët që do të ketë trajtim të nevojshëm, do të vijnë në spital të diagnostikohen. Pas marsit, kur hyn në fuqi ligji për sigurimet shëndetësore, merr një kuptim tjetër kjo aparaturë dhe të tjera në sistemin privat dhe publik, pasi ky institut i sigurimeve shëndetësore do të hyjë në marrëveshje me nisma të tilla private, në mënyrë që qytetarët e siguruar të përfitojnë shërbim cilësor dhe të sigurt edhe nga operatorët privatë”, u shpreh ministri Tavo.
Ne vendin tone, çdo vit perllogariten 5 500 raste të reja me semundnje tumorale. Pajisja “Pet-skaner” perdoret si ne rastet e diagnostikimeve onkologjike ashtu edhe ato neurologjike dhe te semundjeve te miokardit.
Çdo person qe dyshon per semundje onkologjike duhet te kryeje ketë diagnostikim per ta pare stadin dhe per te percaktuar llojin e mjekimit qe duhet perdorur.
Top Channel