
Stina e dimrit është në kulmin e saj, me mot të ftohtë, në disa raste të
acartë dhe herë pas here i shoqëruar diku me shira dhe diku me reshje
bore. Por, siç thotë fjala e urtë, çdo stinë ka bukurinë e vetë!
Kështu, në zona të ndryshme të planetit stina e egër ka dhuruar pamje spektakolare, të cilat po t’i kishim përpara do të rrinim me orë të tëra duke i shijuar.
Agjencia e lajmeve “ANSA” ka mbledhur foto nga media të ndryshme, të cilat më shumë sesa foto duken si piktura të impresionistëve. Ato mund t’i shihni më poshtë:
Një drer mes mjegullës në liqenin e Kostancës.
Një kal i vogël në një fermë në Uiskonsin.
Një pamje përrallore në Guenzah të Gjermanisë.
Një tren që lëshon shtëllunga tymi në mes të dëborës në Gjermani.
Një shqiponjë në provincën Ganguon në Korenë e jugut.
Një zog i vogël në Bukuresht.
Perëndim spektakolar dielli në Uiskonsin.
Top Channel