
Elton John bëhet prind për herë të dytë. Sipas mediave gossip në Shtetet e Bashkuara, familjes së këngëtarit britanik dhe partnerit të tij David Furnish u është shtuar një tjetër anëtar së fundmi.
Në nëntor, Sir Elton John gjatë një interviste shprehu gëzimin e madh se së shpejti do të lindëte një tjetër fëmijë, vëllai apo motra e Zachary, djalit dy-vjeçar që çifti i homoseksualëve ka birësuar që prej Krishtlindjeve të 2010-ës.
Sipas tabloidit britanik, “The Sun” nëna që i dha jetë foshnjes, gjinia e së cilës nuk bëhet publike, është e njëjta që lindi Zachary dy vite më parë në Kaliforni.
Përfaqësuesi ligjor i këngëtarit 65-vjeçar në një konferencë për shtyp nuk pohoi, por as mohoi zërat për shtimin e familjes së klientit të tij, por u mjaftua duke thënë se “nuk mund të fliste për jetën private të klientit të tij”.
Zërat përforcohen më shumë po të kthehemi pas në kohë. Një vit më parë, Elton John deklaroi se do të kërkonte birësimin e një tjetër foshnje pasi nuk dëshironte që Zachary të rritej si një fëmijë i vetëm.
Ndersa ne femijen e pare, babai biologjik ishte Elton John, besohet se kete here, femija do te kete si dhenes te fares partnerin e tij, David Furnish.
Top Channel