Ndërsa shumica e markave europiane të prodhimit te automobileve po përjetojnë një moment të vështirë financiar, si rrjedhojë e rënies drastike të shitjeve në kontinent, BMW veçohet dhe duket se nuk njeh krizë.
Sipas të dhënave zyrtare, shitjet e grupi BMW në vitin 2012 arritën në 1,85 milionë automjete, një rritje prej 11%.
Shitjet e vetë makinave të prodhuara nga BMW u rritën me 12%, në 1,54 milionë, ndërsa dy markat e tjera ta bashkangjitura gjithashtu pesuan rritje, me “Mini”-n qe regjistroi një rritje prej 6%, me 301 526 shitje dhe “Rolls-Royce”, një rritje prej 1%, me 3 538 shitje.
”Nisim 2013 në një moment shumë pozitiv për kompaninë tonë dhe pavarësisht kushteteve të vështira të krijuara në shumë tregje financiare, synojmë të thyejmë një rekord të ri shitjesh për vitin 2013”.
Sipas kontinenteve, shitjet e grupit “BMW” u rritën me 1% në Europë, 33% në Rusi, 32% në Azi dhe 14% në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rritja në Azi kryesohej nga Kina, ku u shitën 40% më shumë automjete se sa një vit më parë.
Top Channel