Një ngjarje e pazakontë, të cilën ende nuk e besojne në familjen Buziu. Një shumë marramendëse parash, e zhdukur nga kasaforta e shtëpise, jo nga ndonjë i huaj, por nga vajza e shtëpisë.
”Ethet” e parasë duket se kanë zënë 18-vjeçaren Fatma Buziu, nga Durrësi, e cila pa u menduar dy herë, së bashku me të fejuarin e saj kanë hapur kasafortën e babait të Fatmës, për të grabitur një shumë prej 88 mijë frangash zviceriane dhe 4 milion lekësh të reja.
Ajo eshte nje ish-nxenese qe perfundoi vitin e kaluar shkollen e mesme te Medresesë “Mustafa Varoshi” ne Durres, ndersa ai nje djale me origjine nga Skrapari, pa nje profesion.
Dy te rinjte, pasi pervetesuan shumen e majme, nisen te bashkejetonin ne nje shtepi me qera ne qender te qytetit te Durresit, me nje stil jetese luksoze.
Shume e veshtire eshte situata per babain e vajzes, i cili pasi zbuloi vjedhjen, ndihet i “tradhetuar” nga e bija, por ne te njejten kohe eshte i shqetesuar per fatin e saj.
”Ka qenë data 4 janar, ditë e premte, ora 10. Pasi do të dilja për pazarin, duhet të tërhiqnim një shumë të hollash nga kasaforta, por kur e hapëm pamë që mungonin lekët, 88 mijë franga zvicerane dhe 40 milionë lekë shqiptare. Pastaj mendova se kush mundet ta kishte bërë këtë veprim, pasi e konstatova me veten time se kush mund ta kishte bërë këtë, sepse lekët nuk është se kishin ardhur në një ditë, kishin 7 vite aty brenda dhe e dija vetëm unë, motra ime që kishte ato lekë. Për këtë vepër unë kam dënuar vajzën time dhe ndoshta është shumë e rëndë që prindi të denoncojë fëmijën, por në kuptimin e mirë, unë nuk dua ta fus vajzën në burg, por unë kam burgosur veprën që ajo ka kryer”, deklaroi babai i Fatmës.
Çifti duket se kane shpenzuar pa kriter paratë e vjedhura për 6 muaj me radhë, derisa në datën 3 janar jane pikasur nga i ati i vajzës.
Babai nuk e ka miratuar asnjëherë lidhjen e së bijës me 25-vjeçarin, por eshte perballur me faktin e largimit pasi vajza kembenguli ne per kete lidhje.
”Kjo vepër na ka shkatërruar komplet. Po të mos ishte kryer nga fëmija im, do ishte më lehtësuese. Kjo çështje zgjidhet me anë të shtetit, sa ca shkruajnë gazetat poshtë e përpjetë, e la e mori, ato çdo gazetar përpara se të marrë lapsin për të shkruar artikullin, të mendojë në qoftë se është prind sa e dhimsbhme është. Apeli im është që nëpërmjet drejtësisë dhe shtetit, organeve gjyqësore të më kthehen të paktën një pjesë e parave që unë them me 100%, siç e kisha bindjen që ato lekë i kishte marrë bija ime, po them që ato lekë, të paktën frangat janë të paprekura”, shtoi zoti Buziu.
Sipas babait, kjo shume i perkiste halles se vajzes, e cila ia kishte derguar kohe pas kohe vellait nga Zvicra, qe ky t’ia ruante ne kasaforte, me synimin per te blere nje shtepi te mire, por ai nuk mund ta mendonte kurrë qe parate do te zhdukeshin ne kete menyre, ne vendim e konsideruar prej tij si më i sigurti i mundshëm, ne shtepine e tij.18-vjeçarja, se bashku me te fejuarin e saj, tashme do te perballet me akuzen e vjedhjes.
Raste të tjera të bujshme të vjedhjeve nga fëmijët
Fenomeni i vjedhjeve brenda familjes te cilat kryhen pa thyerje e perdorim force, nuk eshte i panjohur per policine.
Nese do te listonim disa nga veprat penale te vjedhjes, te cilat kane vene ne “siklet” familjaret per te denonucuar ose jo te afermit e tyre, mund te permendim disa.
Se pari, ngjarja kur ne kryeqytet, mbesat e Abdyl Projkes arriten qe brenda tre muajve te vidhnin ne banesen e dajes se tyre shumen prej 149 milione lekeve te vjetra.
Projka kishte konstatuar mungesën e parave, të cilat i mbante në një valixhe në dhomën e gjumit, gje e cila ka alarmuar familjen dhe e ka detyruar kete te fundit te beje kallezim penal në polici.
Përfundon në prangat e Policisë së Elbasanit, Panajot T, 18 vjeç, banues në Belsh, si autori i grabitjes së një banese.
Nga ana e shërbimeve të Komisariatit Policisë Elbasan, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Monedha e huaj”, ku u arrestua 18-vjeçari nën akuzën e vjedhjes.
Me datë 16 të dhjetorit, ky shtetas ka vjedhur në banesën e xhaxhait të tij shtetasit D.T, 56 vjeç banues në Belsh, 50.000 euro.
Nje tjeter vjedhje brenda familjes eshte ajo e 16-vjeçar, Xh.Gj nga Tropoja, i cili ka sajuar historinë e një vjedhjeje nga frika e prindërve.
16-vjeçari pranoi përpara hetuesve se ka inskenuar një grabitje nga frika e prindërve të tij, pasi u kishte vjedhur 110 paund.
Adoleshenti, per ta bere ngjarjen sa me reale u vetplagos. Ne qytetin e Shkodres, nje tjeter adoleshent 17-vjeçar u ndalua nga policia pak kohe me pare pas denoncimit të bërë nga të afërm të tij për vjedhjen me forcë një shume parash.
Mësohet se 17-vjeçari i ka vjedhur duke ushtruar dhunë fizike gjyshes së tij, SH. Ç, nje shume parash prej 15.000 lekësh te reja ndërsa ka kanosur për vrasje hallen e tij L.Ç.
Denoncimet ne polici, kryesisht behen nga familjaret-viktima, te citet ne momentin e pare jane te hutura nga mungesa e parave.
Vjedhjet kryehen ne menyre jo te zhurmshme dhe konstatohen dite me vone. Sipas policise, kryesisht vidhen bizhuteri apo vlera te konsiderueshme monetare.
Nje fakt i tille konfirmohet nga specialistet e hetimit ne Drejtorine e policise se Shtetit. Te dyshuarit e kane pranuar ose iu eshte provuar nepermjet gjurmeve dhe provave shkencore autoresia duke mos u lene alibi.
Top Channel