Henry Hargreaves ka ngjyrosur ushqime të ndryshme për të krijuar një racion që ka shije ylberi. 33-vjeçari britanik e ka realizuar këtë set fotografik për të “luajtur me perceptimin e ushqimit që ka publiku”.

“Jam i interesuar për të përdorur ushqimin për të treguar histori të ndryshme. Zgjedhjet ushqimore të njerëzve tregojnë shumë për dikë, por ne e shohim ushqimin vetëm si diçka që mbush barkun. Dua që njerëzit të shohin se sa të ndikuar janë nga perceptimi i tyre i ushqimit. U frymëzova nga një artikull ku shkruhej se një nënë ngjyroste ushqimin në mënyrë që fëmija të tërhiqej prej tij”, thekson Hargreaves.

Në fotot e mëposhtme mund të shihni hamburgera, makarona dhe akullore me ngjyra nga më të larmishmet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA