Trupat e NATO-s në Mali?

09/01/2013 16:00

Presidenti i Bashkimit Afrikan të Kombeve, Thomas Boni Yayi, i bëri thirrjes NATO-s që të dërgojë një kontigjent trupash në Mali, për të ndihmuar autoritetet që të luftojnë militantët islamikë, të cilët kanë pushtuar gjysmën veriore të vendit.

”Konflikti malian është një çështje me rrjedhoja ndërkombëtare dhe NATO
duhet të dërgojë forca për mbrojtjen e këtij vendi nga militantët,
ashtu siç bëri në Afganistan”, deklaroi Yayi.

Megjithatë, ai shtoi se fushata ndaj militantëve duhet të udhëhiqet nga një koalicion i vendeve afrikane.

OKB aprovoi muajin e shkuar planin për të dërguar rreth 3 mijë trupa afrikane në Mali.

Megjithatë, mbërritja e këtyre forcave në vend është parashikuar të ndodhë në muajin shtator.

Yayi, ish-presidenti i Beninit, kërkoi asistencën e NATO-s gjatë një takimi me kryeministrin kanadez, Stephen Harper, në Otava.

Aktualisht, disa vende të NATO-s, përfshirë SHBA dhe Franca, kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të ndihmuar në stërvitjen e trupave afrikane, por nuk kanë ofruar dërgimin e trupave të tyre në ndihmë të Bamakos zyrtare.

Një prej shteteve më të varfër në botë dhe i kufizuar në veri nga shkretërira e Saharasë, Mali ka një sipërfaqe të përafërt me atë të Francës, Gjermanisë e Italisë marrë së bashku, e nje popullsi prej 14,5 milione banoresh.

Top Channel