Sondazhet në Itali, Bersani favorit

09/01/2013 00:00

Ai është kryesuesi i sondazhit të fundit, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të shkurtit, që do të zhvillohen në Itali.

Pier Luixhi Bersani u dërgoi zgjedhësve një mesazh të qartë; duke kritikuar aleancën e re të Silvio Berluskonit, me Ligën e Veriut, por edhe zgjedhjen e Montit për t’u paraqitur me listën e tij.

61-vjeçari Bersani propozoi braktisjen e formulës së partive personale, sipas tij, një prej të këqijave të politikës italiane.

“Me Montin për Italinë”, është sllogani i partisë së re, pjesë e bllokut të qendrës, që sipas sondazhit të fundit renditet si forca e tretë politike në Itali.

Analistët parashikojnë një betejë të ashpër elektorale, por, sipas tyre, do të jetë sërish aleanca e djathtë e Berluskonit, ajo që do të përcaktojë ekuilibrin e pushtetit.

Kjo aleancë renditet e dyta, por mund të fitojë mjaftueshëm vende në Senat, për të bllokuar kontrollin e parlamentit.

Top Channel