Judson Beaumont është një dizenjues i cili ka vendosur që mobiljet të jenë më “gazmore” dhe jo të njëjtat kudo.

52-vjeçari kanadez i ka sjellë në jetë idetë e tij duke bërë modele mobiljesh jashtë serie të cilat ngjajnë me ato të filmit “E bukura dhe bisha”.

“Unë motivohem kur njerëzit më thonë “ti nuk mund të bësh diçka të tillë”. Kjo më bën që t’i përfundoj idetë që kam në kokë edhe pse mund të duken shumë të çuditshme”, shprehet Beaumont për ‘Daily Mail’.

Dizenjot e tij përfshijnë sirtare që ngjajnë me karrotë, dollap që ngjan me një mollë të kafshuar dhe tavolina që duken si një qen duke urinuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA