Mësymja ekonomike japoneze në Afrikë

09/01/2013 16:15

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, pritet të nënshkruajë kontrata me vlerë mbi 14 miliardë dollarë, në një vizitë një-javore që po zhvillon në Afrikë.

Qëllimi i kryeministrit japonez është të sigurojë burime të reja energjie, përkrah stimulimit të eksporteve.

Japonia është vendi me ekonominë e tretë më të madhe të botës, pas SHBA dhe Kinës, por ritmet e rritjes kanë rënë në nivele shqetësuese dhe në zgjedhjet e 2012-s, Abe premtoi vendosjen e ekonomise në krye të të gjitha përparësive të kabinetit të tij.

Vizitat e kreut të ekzekutivit janë përqendruar në disa prej ekonomive me rritjen më të madhe në Afrikë, në Etiopi, Bregun e Fildishtë dhe Mozambik.

Abe do të vizitojë gjatë turit të tij edhe Omanin, në Lindjen e Mesme.

Sipas ekspertëve, vizita e kryeministrit japonez në “Kontinentin e Zi” sinjalizon gjithashtu një ndryshim kursi në politikën e jashtme të Tokios.

Kina, superfuqia tjetër ekonomike aziatike dhe rivali i drejtëpërdrejtë në rajon i Japonisë është shndërruar në investitorin më të madh në botë në Afrikë dhe investimet kineze në kontinent janë pesë herë më të mëdha se ato të Japonisë.

Për këtë arsye, Tokio duket i interesuar që të barazpeshojë, sado që të mundet, këtë disavantazh përballë kinëz, duke ndryshuar qëndrimin ndaj Afrikës, një kontinent gjerësisht i neglizhuar nga politika e jashtme e Japonisë në dekadat e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA