Frikë për shpërthimin e rezervuarit me kimikate të rrezikshme në Kaliforninë Jugore, lëshohet urdhër evakuimi për mijëra banorë
Një gjykatë franceze vendosi se një manjat disident kazak, Mukhtar Ablyazov, duhet të ekstradohet në Rusi ose Ukrainë, për t’u përballur me akuzat e mashtrimit financiar.
Ablyazov dyshohet se përvetësoi miliarda dollarë nga banka kazake “BTA Bank”, e cila operon gjithashtu në Rusi dhe ish-Republika të tjera Sovjetike.
Sipas vendimit të gjykatës franceze, përparësi do t’i jepet kërkesës ruse për ekstradim.
Ai u arrestua në muajin Korrik në Francë, në bazë të një mandat arresti ndërkombëtar.
Mukhtar mohon akuzat dhe pretendon se gruaja dhe fëmijët e tij do të jenë të rrezikuar nëse do të rikthehen në Kazakistan.
“BTA” përshëndeti vendimin e drejtësisë franceze, duke thënë se tashmë shpreson që drejtësia të jetë në gjendje t’i rikthejë edhe miliardat e shpërdoruara prej manjatit.
Ablyazov është një ish-ministër i Energjisë dhe Tregëtisë në Kazakistan. Ai u largua nga vendlindja në vitin 2009, pasi u kundërshtoi publikisht regjimin autoritar të presidentit Nursultan Nazarbayev.
Top Channel