Aksidente, vriten dy fëmijë

09/01/2013 00:00

Dy fëmijë humbën jetën në dy aksidente të ndryshme të ndodhura paraditen e së mërkurës, nga të cilët 5 persona të tjerë mbetën të plagosur.

Aksidenti i parë ndodhi në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Dy automjete u përplasën në afërsi të fshatit Leshnicë, duke shkaktuar kështu vdekjen e një foshnje vetëm 1-muajshe dhe plagosjen e familjarëve të saj. Shkak i aksidentit ishte hyrja e gabuar në rrugë e mjetit.

Aksidenti i dytë ndodhi në Durrës, në zonën e Porto Romanos, me pasojë vdekjen e një gjashtëvjeçari. Vogëlushi Ervin Shehu u godit nga një automjet në kohën kur sapo kishte dalë nga shkolla, teksa po tentonte të kalonte rrugën.

Menjëherë drejtuesi i mjetit, nga Tirana, e mori fëmijën dhe e dërgoi në spitalin rajonal, po i mituri nuk mundi të mbijetonte. Shërbimet e policisë ndaluan drejtuesin e automjetit, ndërsa kryen veprimet e proçeduriale në vendin e ngjarjes.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta