12-vjeçari u pasurua nëpërmjet mashtrimit

09/01/2013 15:25

Rastet e njerëzve që tentojnë të bëhen të pasur nëpërmjet mashtrimit janë të shpeshta dhe shumë prej tyre kanë përfunduar në duart e drejtësisë.

Megjithatë, është unike që një 12-vjeçar të arrestohet, me akuzën e mashtrimit për qëllim përfitimi.

Rasti i raportuar të enjten në “Daily Mail” i përket një të mituri në Bredford, Britaninë e Madhe.

I akuzuari trokiste derë më derë në rrugë të ndryshme të qytetit, duke kërkuar para në emër të një organizate bamirëse, për të cilën shtirej se punonte.

Paratë e mbledhura, 12-vjeçari i përdorte për qëllime personale.

Një krim i sofistikuar për një të mitur, ky rast duhet të na bëjë të kuptojmë se jo të gjithë ata që trokasin në dyert e shtëpive tona për të reklamuar produkte apo kërkuar para për qëllime të ndryshme, janë me të vërtetë ata që thonë se janë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA