Spanjë, Princesha Cristina rrezikon burgun

07/01/2013 15:30

E bija e Mbretit të Spanjës, Cristina është në telashe me ligjin. Princesha është thirrur në gjyq me akuzen e evazionit fiskal dhe pastrimit të parave e nëse shpallet fajtore rrezikon një dënim prej 6 vitesh heqje lirie.

Pas nje hetimi mjaft te gjate, gjykatesi Jose Castro u shpreh nepermjet vendimit 200 faqesh se ka prova te mjaftueshme qe tregojne shkeljet penale te 48-vjeçares, tashme zyrtarisht te dyshuar, çka e detyron te deshmoje perpara gjyqit ne daten 8 Mars.

Kjo eshte hera e pare qe nje i aferm i mbretit perballet me nje proces gjyqesor per gabime te kesaj natyre.

Bashkeshorti i Princeshes, ish-lojtari i handball-it Inaki Urdangarin, eshte akuzuar i pari per mashtrim, evazion fiskal, falsifikim dokumentesh e pervetesim te 6 milione eurove nga fondet publike permes fondacionit te tij te bamiresise “Aizoon”, i cili organizon konferenca sportive ne Mallorca e ne pjese te tjera te Spanjes.

E bija e mbretit dhe Urdangarin, duka i Palmes, i mohojne qe te dy akuzat.

Lajmi i ngritjes se aktpadise ndaj Princeshes vjen ne nje moment jo te lehte per monarkun 76-vjeçar, popullariteti i te cilit ka pesuar renie sidomos pas pamjeve te udhetimit luksoz ne Afrike per gjueti elefantesh, kur vendi ishte gjunjezuar nga nje krize e rende ekonomike.

Sondazhet e fundit te opinionit tregojne se 62% e spanjolleve kerkojne qe mbreti te abdikoje, ndersa princi i kurores Felipe, nga ana tjeter eshte favorit i shumices qe beson se vetem ai mund ta vere ne vend prestigjin e familjes mbreterore.

Top Channel