Pamela Anderson: Do i rikthehem terapisë

07/01/2013 09:40

Pamela Anderson ka bërë të ditur se do i rikthehet terapisë pas problemeve financiare të viteve të fundit.

Aktorja dhe modelja e famshme në serialin ‘Baywatch’ ka ndërtuar një shtëpi të madhe që e ka lënë pa para’ dhe pësoi një tjetër goditje të rëndë kur i është kërkuar të paguajë mijëra dollarë për shkak të taksave të prapambetura.

“Kam shumë kohë që nuk jam takuar me një terapist, por me shumë mundësi do t’i kthehem takimit me një specialist. Kam punuar pa pushim dhe shtëpia më ka shkatërruar financiarisht. Gjithashtu duhet të paguaj 370 mijë dollarë taksa”, theksoi Pamela Anderson për ‘TV Biz’.

“Taksat po i paguaj muaj pas muaji, por tani dua t’i lë pas krahëve këto probleme”, shtoi Anderson.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA