Zëvendëskryeministri i Serbisë, Rasim Ljajiç ka deklaruar se Libia ndodhet nën një presion të madh për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Deklaratën e tij Ljajiç e ka bërë pasi është takuar në Tripoli me zyrtarë të shtetit të Libisë, të cilët i paskan treguar për presionin e madh që u vjen nga vendet fqinje dhe Perëndimi.

“Ministri i Jashtëm i Libisë më ka thënë në mënyrë të hapur se gjenden para një presioni të madh të shteteve të rajonit, por edhe atyre perëndimore, që të njohin pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Ljajiç.

“Unë i thash se aktualisht është duke u zhvilluar një dialog intensiv mes Prishtinës dhe Beogradit  dhe se ne nuk e vlerësojmë si hap të qëllimshëm njohjen tuaj të Kosovës”, ka vijuar ai.

Zyra e Ljajiç ka bërë të ditur përmes një komunikate se zyrtari serb ka marrë garanci se Libia nuk pritet ta njohë Kosovën brenda një periudhe të shkurtër.

“Por për të ndaluar një gjë të tillë duhet që Serbia të vazhdojë dialogun politik në mënyrë që të tregojë pasojat negative që do të ketë Libia nga njohja eventuale e pavarësisë së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Top Channel