Itali, vjehrra i pret fytin nuses

07/01/2013 08:00

Një grua i ka prerë fytin nuses sepse kjo e fundit kishte tradhëtuar bashkëshortin e saj, i cili gjendet në burg.

Ngjarja ka ndodhur në kryeqytetin e Italisë, Romë, ku vjehrra është arrestuar me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë pasi plagosi me një biçak 27-vjeçaren, nusen e djalit të saj.

E reja gjendet e shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ajo u operua me urgjencë në poliklinikën Casalino.

Top Channel