Itali, Berlusconi, aleancë me “Lega Nord”

07/01/2013 15:30

Partia e ish-kryeministrit të Italisë, Silvio Berlusconi, do të bashkojë forcat lëvizjen e Ligës së Veriut (Lega Nord), më zgjedhjet e përgjithshme të muajit shkurt.

Lajmi u raportua të hënën, pasi ishte vetë Berlusconi ai që shpalli krijimin e koalicionit.

Liga e Veriut, një parti që avokaton shkëputjen ekonomike e fiskale të veriut të Italisë nga pjesa jugore dhe kundërshton fuqimisht emigracionin, përgatitet për këto zgjedhje me pozita të dobësuara në krahasim me vitet e shkuara, për shkak të një skandali korrupsioni gjatë 2011-s, që përfshiu liderin Umberto Bossi.

Berlusconi deklaroi përpara mediave se partia e tij, “Populli i Lirisë” (Popolo della Liberta), do të synojnë që nëpërmjet kësaj aleance të fitojë besimin e italianëve për të formuar një qeveri të qendrës së djathtë.

Ish-kryeministri shtoi se për momentin nuk është vendosur se cili do të jetë kryeministër nëse blloku do të fitojë dhe theksoi se nuk është i vetmi kandidat potencial.

Sondazhet aktuale tregojnë se aleanca e sapokrijuar mbetet ende pas në preferenca, pasi aktualisht është koalicioni i qendrës së majtë të Luigi Bersanit ai që kryeson në sondazhe.

Top Channel