Helen Hunt zhvishet…për filmin

07/01/2013 00:00

Aktorja 49-vjeçarja Helen Hunt, fituese e cmimit Oscar ‘u zhvesh’ në skenat e filmit të saj të fundit ku ajo luan rolin e një terapistje të punësuar nga një i paralizuar për të humbur virgjërinë e tij.

49-vjeçarja pranon se në pjesën më të madhe të skenave të filmit e kalon e zhveshur përkrah John Hawkes që luan rolin e të paralizuarit. Ajo thotë se mori vesh për këto skena vetëm 2 javë para nisjes së xhirimeve dhe se nuk kishte kohë të përgatitej.

“Pasi mora vesh për skenat nudo, në fillim më lindi një mëdyshje. I bëra dy pyetje vetes: e para a më bëhej vërtet vonë se cfarë do të mendonin njerëzit për trupin tim? Dhe e dyta: a ja vlen të zhvishesh për të qenë pjesë e një historie kaq të mrekullueshme? Në fund të ditës vendosa për këtë të dytën dhe pranova”, thotë aktorja.

“Mora skenarin dy javë para se të nisnim xhirimet gjë e cila fatmirësisht më hoqi nga barra përpjekjet patetike, si dietë dhe palestër për të ndryshuar trupin tim”, rrëfen Hunt duke shtuar se nuk ndjehet në siklet nga format që ka, pasi ato janë format e një nëne 49-vjeçare.

Aktorja është nënë e një vajzë 8-vjeçare nga marrëdhënia me Matthew Carnahan.

Filmi i titulluar “The Sessions”, me regji të Ben Lewin do të dalë premierë më 18 janar.  

Top Channel