Rita Ora, duke përfituar nga qëndrimi i saj në Dubai, ka zgjedhur të provojë fluturimin.

Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova ka publikuar një video për fansat e saj për të ndarë bashkë me ta eksperiencën fantastike e të hedhurit me parashutë.

Në video shihet këngëtarja 23-vjeçare duke u hedhur nga avioni së bashku me një instruktor.

Pasi zbret në tokë, Rita i drejtohet kameras duke thënë: “Kjo ishte gjëja më e bukur që kam bërë në jetën time.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA