Autorët e përdhunimit monstruoz para gjykatës

07/01/2013 00:00

Pesë personat e akuzuar për përdhunimin dhe vdekjen e studentes
23-vjeçare në New Delhi të Indisë, ngjarje që shokoi mbarë Indinë kanë
dalë përpara një gjykate në kryeqytet. Masa të rrepta sigurie u morën me
këtë rast e përpara godinës, vendi ishte mbushur me policë.

Pikerisht ne diten kur shkaktaret e vales se indinjates mbarekombetare jane ulur ne banken e te akuzuarve, kater police u pezulluan nga detyra per indiferencen e treguar ndaj nje tjeter rasti te ngjashem me kete. Trupi i pajete i nje vajze 21-vjeçare u gjet te shtunen ne Noida, prane Delhit, dhe babai i viktimes pretendon se vajza e tij eshte perdhunuar ne grup e me pas eshte vrare.

Vajza e punesuar ne nje fabrike te zones, nuk ishte kthyer ne shtepi te premten dhe familjaret te shqetesuar iu drejtuan policise, por pergjigja qe moren ishte indiferenca dhe tallja. ‘Mbase eshte larguar me ndonje djale’, i kane thene policet, tashme te pezulluar. Vemendja e te gjithe kombit eshte kthyer tashme tek godina e gjykates, ku raportohen skena kaosi. ‘Salla eshte e mbushur me avokate, police e gazetare, por nuk ka asnje shenje nga 5 te akuzuarit qe besohet se jane akoma ne godine’, thote korespondenti i BBC-se Andreë North, i cili ndodhet atje. Te dyshuarit u mbajten larg kamerave kur mberriten me furgonin e policise.

I akuzuari i 6-te, i cili eshte 17 vjec, do te dale perpara nje gjykate per te mitur. Per shkak te natyres se krimit dhe indinjates qe ai shkaktoi ne mbare vendin, asnje avokat nuk ka pranuar te dale ne mbrojtje te te akuzuarve, dy nga te cilet jane vellezer. Nese shpallen fajtore, te gjithe ata mund te marrin denim me vdekje.I ati i 23-vjeçares nderkohe ka mohuar raportet e nje gazetet britanike se deshiron qe emri i se bijes te behet publik e te perdoret per nje ligj te ri kunder perdhunimit.

Top Channel