Usain Bolt, atleti tashmë legjendar falë fitoreve historike në Olimpiada, është frymëzuar në arritjen e medaljeve të arta në “Londër 2012” nga të pasmet e të dashurës së tij.

Sipas ‘The Sun’, njeriu më i shpejtë në planet theu rekordin e tij të mëparshëm në garën e 100 metrave duke menduar për trupin e Megan Edwards, një atlete amatore me të cilën Bolt ka qenë i lidhur në atë periudhë.

Megan i kishte dërguar një foto të “nxehtë” xhamajkanit para garës së rëndësishme me mesazhin: “Mendo sikur kjo është në vijën e finishit.”

Usain Bolt arriti të fitonte medaljen e artë më 5 gusht me kohën e jashtëzakonshme 9.63 sekonda para 80 mijë spektatorëve dhe miliona teleshikuesve në mbarë botën.

‘The Sun’ publikoi edhe karikaturën e ditës ku shihet Bolt duke ndjekur foton e të pasmeve të Megan Edwards.

Megan Edwards dhe Usain Bolt janë ndarë para Krishtlindjeve sepse vajza nuk e vazhdonte dot më një lidhje në distancë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA