Regjisori i dokumentarit ‘Crossfire Hurricane’, një dokumentar mbi bandën legjendare Rolling Stones, ka zbuluar planet e tij mbi një projekt që ka të bëjë me një tjetër legjendë të muzikës: Curt Kobain.
Brett Morgen ka punuar me vejushën e ish-vokalistit të grupit Nirvana (Courtney Love) gjatë pesë viteve të fundit për të sjellë tek publiku një dokumentar të rrallë mbi jetën e rokerit të famshëm që vrau veten në vitin 1994.
Morgen tha për ‘The Sun’: “Do të jetë një projekt që do të zbulojë karakterin e Kurt Cobain. Ai ka qenë shumë kontradiktor: ishte i sinqertë, por në të njëjtën kohë edhe ironik; ishte i lumtur, por edhe i trishtuar. Dokumentari do të sjellë tek publiku shpirtin e tij.”
Mendohet se dokumentari do të jetë gati në vitin 2014.
Top Channel