Bankat, më shumë fleksibilitet likuiditeti nga Bazeli

06/01/2013 21:50

Rregullatorët financiarë ndërkombëtarë kanë lehtësuar rregullat në lidhje me sasinë minimale “cash” dhe asetet likuide, që të gjitha bankat duhet të mbajnë, ligj i cili pritet të hyjë në fuqi në 2015-n.

Marrëveshja, nga organi që kontrollon Komitetin e Bazelit mbi Mbikqyrjen Bankare, është një përpjekje për t’i bërë bankat më pak të ndjeshme gjatë ecurisë së tyre.

“Raporti i ri i mbulimit të likuiditetit” do të ndahet në disa faza, që do të nisin në 2015-n dhe do të japin efektin e plotë 4 vite më vonë. Analistët thonë se rregullat e sapo shpallura janë më fleksibile se sa versioni i draft-projektit.

Rregullat e reja janë pjesë e përpjekjeve për të parandaluar goditjet financiare si ato të shkaktuara në 2007 nga “Northern Rock” në Britaninë e Madhe, apo nga kolapsi i “Lehman Brothers” në 2008 në SHBA.

Bankat do të duhet të mbajnë sasi të mjaftueshme “cash” dhe asete lehtësisht të shitshme, për t’i ndihmuar ato gjatë një krize akute 30-ditore.

Versioni përfundimtar i rregullave ka rifreskuar një draft-version të bërë të ditur më shumë se 2 vite më parë. Analistët kishin paralajmëruar se standardet mëse të rrepta mund të reduktojnë huadhënien dhe të mbysin rritjen ekonomike.

Top Channel