Modelja e “Playboy” braktis Balotellin

05/01/2013 00:00

Përpos telasheve në fushën e blertë, sulmuesi i Manchester City, Mario Balotelli duhet të përballet edhe me telashët ne jëtën private.

22-vjeçari është braktisur nga modelja e Playboy-t, Tabby Brown e cila ka zgjedhur këngëtarin amerikan të R&B, Trey Songz.

Një burim nga pranë lojtarit tha se Balotelli u ndje shumë keq nga vendimi i saj për ta braktisur dhe disa herë ishte shprehur i vendosur për ta “persekutuar”.

Romanca 7-mujore e Balotellit me bukuroshen e Playboy-t u trondit nga shtatëzania e Raffaella Ficos dhe shkëmbimet e mesazheve mes futbollistit dhe vajzës italiane të spektakleve.

                 Modelja Tabby Brown dhe këngëtari amerikan i R&B, Trey Songz

Top Channel