Keqbërësit sulmojnë Naomi Campbell në Paris
05/01/2013 00:00
Naomi Campbell ishte viktima e radhës e një sulmi nga dy të rinj që u përpoqën t’i vidhnin çantën në Paris të Francës.
Ngjarja e pakëndëshme për top-modelen me ngjyrë u regjistrua në muajin nëntor. Sipas padisë së depozituar prej saj në policinë franceze më 21 nëntor, Campbell është sulmuar teksa ndodhej me makinën e ndaluar.
Dy agresorët janë përpjekur t’i shkëpusin nga duart çantën. Ajo ka rezistuar dhe në pamundësi për të marrë çantën, dy autorët janë larguar “duarbosh”, ndërsa Naomi ka shpëtuar paq me disa plagë të lehta të marra në njërin gju, plagë për të cilët nuk ka dashur të vizitohet nga mjekët.
Top Channel