Francë, rrëzohet avioni, 5 të vdekur

05/01/2013 18:30

Një avion privat është rrëzuar në Grenobël, qytet në jug-lindje të Francës, ku për pasojë kanë gjetur vdekjen pesë persona që ndodheshin në bord.

Avioni me dy motorë u rrëzua pasi ishte ngritur nga aeroporti më i afërt, rreth 50 kilometra në veri-perëndim të qytetit, ka njoftuar policia franceze.

Sipas burimeve, shkaqet e rrëzimit janë ende të paqarta. Ndërkohë, raportime të pakonfirmuara sugjerojnë se avioni ishte regjistruar në Marok dhe ishte drejtuar për atje.

Grenobël, një qytet që ndodhet në këmbët e Alpeve franceze, konsiderohet se pikënisje e posaçme për në resortet turistike malore.

Më herët gjatë së shtunës, një avion i vogël me 6 persona, mes të cilëve edhe drejtuesi i shtepise italiane te modes, Missoni, u zhduk në afërsi të brigjeve të Venezuelës.

Top Channel