Francë, aktorët paguhen shumë!

05/01/2013 17:20

Aktorët francezë janë të llastuar dhe paguhen shumë! Denoncimi vjen në një moment kur në Francë ka shpërthyer skandali që ka si protagonist Gerard Depardieu.

Aktori, për t’i shpëtuar tasave stratosferike të shtetit francez, ka vendosur të arratiset dhe ka marrë tashmë pasaportën ruse.

Ai që i ka hedhur benzinë zjarrit është producenti Vincent Maraval, i cili e ka vënë theksin tek paga prej 1.5 milionë euro për film që i jepet aktorit Daniel Auteuil dhe tek ajo prej 1 milion për Dany Boon, për interpretimin në “Asterix”.

Vendimi i shefit të Kremlinit, Vladimir Putin për t’i dhënë Gerard Depardieu nënshtetësinë ruse u prit me çudi në rrugët e Parisit.

Ndërkohë që pas tij, edhe aktorja e famshme franceze Brigitte Bardot kërcënoi se do të braktisë Francën. Por kësaj here, arsyeja nuk janë taksat, por kafshët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA