Beyonce: Kam fituar të drejtën të jem vetvetja

05/01/2013 09:20

Beyonce ka kaluar pothuajse të gjithë jetën e saj në botën e spektaklit, që kur si pjesë e “Destiny’s Child” hodhi albumin e saj të parë në treg në moshën 15-vjeçare.

Megjithatë, gjatë të gjithës kësaj kohe, 32-vjeçarja nuk ka mundur të jetë gjithmonë vetvetja.

“Tani jam në të 30-tat e mia dhe ata që janë rritur duke dëgjuar muzikën time tashmë janë gjithashtu të rritur. Gjithmonë kam ndierë një përgjegjësi ndaj fëmijëve dhe brezit të të rinjve, e ndërgjegjshme që mund të isha një figurë për ta”, deklaroi Beyonce, në një dokumentar biografik të transmetuar në fundjavë në mediat amerikane.

“Për këtë arsye, gjithmonë kam ndierë se nuk mund të shfaq apo them gjithçka kam dëshirë. Megjithatë, tashmë kam bërë shumë gjëra në jetë dhe karrierën time, ndaj ndiej se në këtë pikë kam fituar të drejtën të shpreh dhe të shfaq çdo anë të vetes sime”, shtoi këngëtarja.

Me këtë dëshirë për të qenë vetvetja, Beyonce shpjegoi edhe imazhet seksi që kanë shoqëruar këngët e albumit të saj të fundit, të hedhur në treg në Dhjetor 2013.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA