SHBA, Boehner kryetar i Kongresit

04/01/2013 12:40

Me nje diference shume te ngushte votash, John Boehner u rizgjodh kryetar i Dhomes se Perfaqesuesve ne SHBA, çka i jep nje tjeter shans per te drejtuar, por edhe barren e veshtiresive qe e kane shoqeruar punen e tij ne keto dy vjet.

Kongresmeni republikan i Ohajos arriti t’i mbijetonte nje rebelimi mes anetareve me konservatore te partise se tij, por nuk do ta kete te lehte edhe vazhdimin, thone analistet.

Me te gjithe gjasat, Boehner do te ndeshet me vështirësi të mëtejshme nga partia e vet për të bërë kompromise me Presidentin Barack Obama dhe me demokratët në Kongres.

Pati disa momente të tensionuara gjate votimit për kryetarin e ri të Dhomës së Përfaqësuesve me shumicë republikane, ku kandidatët për këtë post ishin vetëm dy, Boehner dhe ish-kryetarja e Dhomës, Nancy Pelosi.

Disa anëtarë thirren emra të tjerë në shenjë proteste, si atë të ish-Sekretarit të Shtetit, Colin Powell dhe të kongresmenit republikan që largohet, mbështetës i Lëvizjes “Tea Party”, Allen West.

Kur përfundoi numërimi, pavarësisht 10 votave kunder ne shenje proteste, Boehner fitoi ndaj Pelosit me rezultatin 220 – 192.

Ai ka lene te kuptohet se objektiv kryesor do te kete uljen e borxhit kombëtar. Në betejën fiskale të kohëve të fundit, Boehner u gjend përballë kundërshtimeve nga vetë republikanët dhe iu desh të mbështetej nga demokratët për miratimin e një ligji këtë javë për te shmangur katastrofën fiskale.

”Zeri i Amerikes” thote se përplasja tjetër e madhe në Kongres do të jetë lidhur me ngritjen e kufirit të borxhit kombëtar që pritet të debatohet brenda disa muajsh, e Boehner serish do te gjendet ne pozite te veshtire me republikanet e tij.

Top Channel