Matt Damon ka zbuluar se refuzoi ofertën për të qenë regjisor i filmit ‘Promised Land’ për të kaluar më shumë kohë me katër fëmijët e tij.
Aktori ka shkruar skenarin dhe ka qenë producent i këtij filmi ku interpreton edhe vetë, por edhe pse fillimisht kishte ambiciet për të qenë edhe regjisori i projektit, u tërhoq për të mos lënë vetëm familjen.
“Vendosa që të mos isha regjisori sepse kisha kohë që isha larguar nga fëmijët dhe mendova se ishte koha të kthehesha e të qëndroja me ta”, tha protagonisti i ‘Bourne Legacy’ për collider.com.
“Në 15 dhjetor bëra ditën e fundit të punës për vitin 2011 dhe vendosa t’i përkushtohem shtëpisë. Nëse do të isha regjisori i filmit, do të kthehesha në punë në datën 2 janar të vitit 2012. E kuptova që s’mund t’i lija sërish fëmijët”, shtoi Damon.
Top Channel