Lirimi i banesave të ish-pronarëve

04/01/2013 00:00

Institucioni i Avokatit të Popullit i kërkon Ministrisë të Punëve
Publike, asaj të Financave dhe Entit Kombëtar të Banesave t’i përgjigjen
kërkesave të këtij institucioni lidhur me hetimin e nisur ndërkohë që
nga ana tjetër kërkon bashkëpunim për të gjetur zgjidhje emergjente për
qiramarrësit që banojnë në shtëpi ish-pronarësh.

Ne zyrat e Avokatit te Populit kane mberritur mbi 50 ankesa të familjareve, të cilët nuk arrijne te marrin kredi ne banke ashtu siç e parashikon Akti Normativ, si dhe ata qe nuk perfitojne nga banesat sociale per t’u strehuar.

“Kemi ndërmarrë një proces hetimi të përgjithshëm, duke iu drejtuar ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, ministrit të Financave, ministrit të Punëve Sociale, gjithashtu i jemi drejtuar Entit Kombëtar të Banesave. Jemi të detyruar t’i bëjmë një thirrje publike këtyre ministrave që të bashkëpunojnë me institucionin e Avokatit të Popullit dhe të kthejnë përgjigjen në lidhje me informacionin që ne kemi kërkuar. Theksojmë se Akti Normativ megjithëse doli si një akt që do të zgjidhte, një çështje emergjence për ish-pronarët dhe qiramarrësit në banesat e tyre rezulton që ka zgjidhur faktikisht vetëm emergjencën e ish-pronarëve ka lënë aktualisht në gjendje shumë emergjente pjesën e qiramarrësve në banesat e ish-pronarëve”, thotë Alket Jaupi, ndihmëskomisioner tek Avokati i Popullit.

Institucioni i Avokatit të Popullit kerkon zbardhjen e vendimit te Gjykates Kushtetuese te dates 31.10 2012 i cili rrezoi kerkesen per shfuqizimin e Aktit Normativ, qe detyronte ata qe jetojne ne banesa ish-pronaresh t’i lironin ato. Duke vleresuar si emergjente situaten e krijuar me familjet qe banonin ne shtepi ish-pronaresh Avokati i Popullit kerkon informacion te detajuar nga bashkite dhe Ministrite perkatese lidhur me mundesite  per strehim te ketyre familjeve.

Top Channel