Zvicër, 30-vjeçari vret 3 persona

03/01/2013 08:00

Një person i armatosur ka hapur zjarr në një fshat të Zvicrës duke vrarë tre persona dhe duke plagosur dy të tjerë.

Sipas BBC, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Daillon, 100 kilometra në lindje të Gjenevës. Mësohet se personi që ka shkaktuar tragjedinë ka qenë i pirë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe i dyshuari është arrestuar pasi u plagos nga agjentët e policisë.

Policia nuk e ka bërë të ditur emrin e burrit të arrestuar, por sipas dëshmitarëve bëhet fjalë për një 30-vjeçar i cili është banor i zonës. Ai kishte në zotërim një pushkë me të cilën kreu krimin, motivet e të cilit ende nuk dihen.

Sulme të tilla me armë janë shumë të rralla në Zvicër, por qitja është një sport popullor në këtë vend dhe shumica e popullsisë janë në zotërim të një arme.

Top Channel