Atentat kamikaz në Bagdad

03/01/2013 23:50

Një atentat kamikaz ka shkaktuar vdekjen e të paktën 13 personave në jug të Bagdadit.

Burime nga policia dhe spitali i kryeqytetit irakjan kanë bërë të ditur se autobomba që shpërtheu ka goditur një grup pelegrinësh shiit.

Paris, incident në “Disneyland”, 12 të plagosur

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në parkun e famshëm të lodrave “Disneyland” në Paris. 12 pasagjerë kanë mbetur të plagosur, por fatmirësisht jo në gjendje të rëndë. Kur treni kishte mbërritur në stacion, dy vagonat e parë u shkëputën nga lokomotiva, duke u përplasur më pas me të tjerët pasues. Midis të plagosurve ishte edhe një grua shtatzënë, e cila u shoqërua menjëherë në spital.

Gjermani, ulet papunësia, rekord prej 1991

Numri i të papunëve në Gjermani është ulur. Në 2012-ën, ky shtet ka regjistruar përqindjen më të ulët të papunësisë nga viti 1991, duke shkuar në 6,8% të popullsisë. Drejtori i Agjencisë Federale për Punën, tha se vitin që sapo kaloi, tregut të punës iu desh të përballej me vështirësi, por reagimi u bë në mënyre solide.

Top Channel