Serbia në vitin 2013 do të fillojë bisedimet për pranim në Bashkim
Evropian, ka thënë zëvendëskryeministrja e Serbisë për integrime
evropiane Suzana Grubjeshiç.

“Kushti thelbësor për të filluar bisedimet për anëtarsim në BE është zgjidhja e çështjes së Kosovës, por kjo nuk do të thotë kurr që Qeveria e Serbisë do ta njohë pavarësinë e Kosovës” ka thënë zëvendëskryeministrja serbe për media serbe.

Grubjeshiç ka bërë të ditur se muaji mars ka mundësi të jetë koha kur do të vendosët se a do të mund që Serbia në qershor të fillojë bisedimet për anëtarsim në BE. Ajo ka përsëritur se përparimi i Serbisë në këtë aspekt varet nga dialogu me Prishtinën.

Top Channel