SHBA, miratohet marrëveshja

01/01/2013 21:00

Me 257 vota pro dhe 167 kundër,  Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e
Bashkuara miratoi projektligjin që shmang humneren fiskale te rritjes
automatike te taksave dhe shkurtimit te shpenzimeve.

Për presidentin Barak Obama ky ishte nje hap te mbare drejt një përpjekjeje më të gjerë për trajtimin e çështjes së deficitit teper te larte te vendit. Ne komentet e bera perpara se te kthehej ne Haëai per te vazhduar pushimet qe nderpreu per shkak te rrezikut te gremines fiskale, shefi i Shtepise se Bardhe tha se me firmosjen e projektligjit, permbushet nje prej zotimeve te tij te fushates.

“Do te nenshkruaj nje ligj qe rrit taksat mbi amerikanet me te pasur, dhe shmang rritjen e tyre per shtresen e mesme. deficit eshte akoma shume i larte, megjithate ka rrugezgjidhje nese zgjedhim te fokusohemi tek ajo qe eshte e drejte per vendin, e jo tek politika”, tha Obama.

Dhoma e mbizotëruar nga republikanët, i dha driten jeshile projetkligjit te marten vone pas tre dite negociatash intensive. Me heret, marreshja ishte aprovuar ne Senat me 89 vota pro e vetem 8 kundër. Obama kishte nxituar ta pershendeteste nje zhvillim te tyre duke i bere nderkohe thirrje Dhomes se Perfaqesueve e arritur ne Senat e i kishte kërkuar Dhomës së Përfaqësuesve ta miratojë ligjin pa vonesë. Nuk eshte nje marreveshje e perkryer, por te pakten lejon qe rritjet tatimore te mos prekin shumicen e amerikaneve, deklaroi lideri i pakices republikane ne Senat, Mitch McConnell. Ai falënderoi gjithashtu zëvendëspresidentin Joe Biden, i cili punoi nga afër me udhëheqësit e Senatit për të hartuar marrëveshjen.

Sipas planit, individët me të ardhura më shumë se 400 mijë dollarë në vit dhe çiftet me më shumë se 450 mijë dollarë në vit do të paguajnë më shumë taksa. Fale kompromisit, shkurtimet në shpenzimet e mbrojtjes do te shtyhen per dy muaj. Sipas  McConnell, ceshtja e te ardhurave u zgjidh dhe tani është koha për t’u marrë seriozisht me shpenzimet që kanë dalë jashtë kontrollit.

Top Channel