SHBA zhvendos aeroplanmbajtësen Nimitz drejt Karaibeve, Kuba mund të ketë fatin e Venezuelës Gjendja shëndetësore e Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton
është duke u përmiresuar. Mjekët thanë se ajo do të dalë shpejt nga
spitali Presbiterian i Neë York-ut, pas trajtimit përfundimtar që do të
shkatërroje “trombin e gjakut”, që iu zbulua në një prej eneve te gjakut
prapa veshit te djathte.
Shefja e diplomacies amerikane, 65-vjeçarja Clinton u shtrua ne spital te djelen. Me 15 dhjetor, u mesua per rrezimin pa ndjenja ne shtepi nga mungesa e hidratitimit, gje qe shkaktoi tronditjen cerebrale.
“Nga kontrollet nuk rezultoi te kishte hemoragji cerebrale apo demtime te tjera neurologjike – tha mjekja qe ndjek gjendjen e Clinton prej shtrimit te saj ne spital. Mediat raportojne se Sekretarja amerikane e Shtetit eshte ne humor te mire.
Mjeket e zbuluan trombin e gjakut pas nje skaneri dhe fill pas kesaj iu nenshtrua trajtimit me medikamente anti-koagulant. Hilari Klinton u caktua ne postin e Sekretares amerikane te Shtetit ne mandatin e pare te presidentit Barak Obama, ne vitin 2009. Ajo do te hyje ne historine e shteteve te bashkuara si shefja e diplomacisë qe ka udhetuar me shume se cdo paraardhes tjeter. Ka vizituar 112 shtete. Ne fillim te ketij muaji, presidenti amerikan caktoi senatorin Xhon Kerri- qe aktualisht drejton Komisionin e Çeshtjeve me Jashte ne Senat, ne postin e Sekretarit te Shtetit duke zevendesuar Clinton e cila e ka perseritur shpesh qe nuk do te punoje me gjate se nje mandat. Pas zgjedhjeve te Nentorit, emri i saj ishte ne krye te listes se kandidateve demokrate per postin e presidentit, ne zgjedhjet e vitit 2016.
Top Channel