SHBA zhvendos aeroplanmbajtësen Nimitz drejt Karaibeve, Kuba mund të ketë fatin e Venezuelës Senati amerikan miratoi marrëveshjen për shmangien e rritjes së taksave
dhe uljen drastike të shpenzimeve e njohur si “gremina fiskale”.
Projektligji qe parashikon rritje të taksave për të pasurit erdhi si rezultat i bisedimeve të gjata mes zëvendëspresidentit Joe Biden dhe Republikaneve të Senatit. Dhoma e Perfaqesuesve do ta shikoje ate gjate dites.
Reduktimi i shpenzimeve u vonua per dy muaj per te lejuar një marrëveshje me te gjere. Kongresi nuk mundi te permbushe afatin, por pasojat e te ashtuquajtures “gremine fiskale” nuk do te ndjehen te marten, sepse eshte nje dite pushimi ne Shtetet e Bashkuara. Afati i ligjeve të miratuara gjatë presidencës së Xhorxh Bushit skadoi ne mesnate. Por pakti i arritur te henen shtrin taksat per te gjithe ata amerikane qe fitojne nen 400 mije dollare, me shume nga kufiri prej 250 mije dollaresh i kerkuar nga demokratet. Analistet paralajmeruan se nese vendi bie ne “greminen fiskale” atehere vendi do te hyje ne recesion.
Top Channel