SHBA zhvendos aeroplanmbajtësen Nimitz drejt Karaibeve, Kuba mund të ketë fatin e Venezuelës Papa Benedikti i XVI-të kremtoi Meshen e parë të vitit 2013, në prani të
10 mije besimtareve në Bazilikën e “Shën Pjetërit”, por fjalët e tij u
ndoqën nga mijera te tjere, permes ekraneve te medha te vendosur ne
shesh.
Predikimi i 85-vjecarit, Atit të mbi 1.2 miliarde katolikeve në mbare globin, përkoi me Ditën Botërore te Paqes, qe kremtohet nga Kisha Katolike.
“Megjithese bota fatkeqesisht eshte karakterizuar nga burimet e tensionit dhe konfliktit, te shkaktuar nga rritja e pabarazive mes te pasurve dhe te varferve, nga dominimi i mentalitetit egoist dhe individualist i shprehur nga nje kapitalizem i parregulluar financiar, si dhe nga disa forma terrorizmi dhe krimi- jam i bindur se shume pune te mira per paqen, me bollek ne kete bote- deshmojne kuptimin e thelle te njerezimit per paqe, u shpreh Papa.
Benedikti i XVI u shpreh i bindur per vokacionin natyrore te njerezve per paqe. “Një marrëdhenie me Zotin- tha ai- mund te ndihmojë të gjithë besimtaret t’i bëjnë balle “errësires dhe vuajtjes” qe ndonjehere percakton ekzistencen tone”. Ai vleresoi te gjithe ata qe jane kerkim te paqes, e cila –sipas tij- meritojne te vleresohen per punen e palodhur dhe plot sakrifica, shpesh te padukshem ne kryerjen e misionit te tyre, te armatosur me “lutje dhe falje”.
Top Channel