
Ndërrimi i viteve u prit nga shumë njerëz nëpër sheshe e rrugë, nga Roma
në Milano, nga Palermo në Torino, për t’u shenuar koncerti madhështor
që mblodhi mbi 300 mijë persona në zemër të Romës antike dhe festimet
sugjestive në Venezia.
Atje 70 mijë vetë përshëndetën mbërritjen e 2013 me sheshin San Marco ku u zhvillua një shfaqje e veçante: përveç veshjeve të artistëve dhe skenografive ku dominonte e bardha, edhe publiku ishte i ftuar te paraqitej i veshur krejtësisht me te bardha, duke krijuar keshtu nje atmosfere te magjishme.
Por fillimi i vitit si zakonisht ne Itali sjell me vete edhe bilancin tragjik te viktimave nga fishekzjarret qe tradicionalisht shoqerojne nderrimin e viteve. Zyrtarisht policia ben te ditur se dy persona kane humbur jeten dhe 361 te tjere kane mbetur te plagosur, 53 nen moshen 12 vjeçare.
Eshte regjistruar nje renie ne krahasim me vitin e kaluar kur te plagosurit qene 561 dhe mendohet se ky eshte rezultati i operacioneve parandaluese te policise. Zona me problematike mbetet ajo përreth Napolit, e ne fakt atje kane ndodhur te dy episodet vdekjepurese dhe plagosjet ne kete zona kane qene 107. Rreziku kryesor vjen nga fishekzjarret e paligjshem, por edhe nga përdorimi i pakujdesshem, aksidentet apo përdorimi i armeve.
Top Channel