Festime në mbarë botën

01/01/2013 00:00

Mijëra njerëz u mblodhën në Times Square në New York për të pritur 2013.
Renia e topit te madh i mbushur me thuajse 2700 kristale dhe numerimi i
minutes se fundit të 2012 është shndërruar në një tradite qe daton prej
vitit 1907.

Kercimi i tre pandave dhe tingujt e kenges së famshme “New York, New York”  ishin zanafilla e spektaklit të madhërishëm të fishekzjareve.

Disa ore perpara fundit te 2012 mijera njerez kishin pushtuar “Times Square”.

Festime në Londër

Britaniket kane cfare t’i kujtojne vitit 2012; Lojerat Olimpike si dhe Jubileun e Diamante te Mbretereshes. Mijera njerez ishin mbledhur prane Lumit Tamiz per te dëshmuar-spektaklin shumëngjyresh të fishekzjarreve.

Miliona njerëz festojnë në Berlin

Mbi një milionë njerez u mblodhën në Brandenburg Gate në Berlin për të pritur vitin e ri.  Te pranishmit nisen te kercenin me ritmin e kenges “Gangnam Style”, shume e famshme ne gjermani pasi kampioni i Formula 1 Sebastian Vetel e kerceu ate bashke me Psaj, reperin koreano-jugor.

Viti i ri u prit me fishekzjarre, nje spektakel qe zgjati per 11 minuta.  Njerez nga shume vende te botes kishin mberritur ne Berlin. Disa prej tyre e kishin perfunduar rezoluten e ketij viti duke u zotuar se jeta duhet jetuar teresisht, duhet punuar me shume e duhet jetuar me mire. Te tjere premtuan te beheshin me te mire, ne kete bote ku ka plot te keqija, per ta permiresuar sado pak ate. Nuk munguan edhe vendime te rendesishme si lenia e duhanit, marrja me aktivitet fizik, per te qene me te shendetshem.

Festime në Paris

Parisit i munguan fishekzjarret, keshtu vendosen autoritetet e vendit. Te pakten 50 mije police ishin ne detyre. Por te festosh Vitin e Ri ne kembet e Kulles Eifel apo ne Shomp Elize eshte gjithnje romantike.

Fishekzjarre mbi Akropol

Fishekzjarret u leshuan mbi Akropol duke ndriçuar kryeqytetin grek. Por greket e dine qe ky vit do te jete edhe me i veshtire ekonomikisht se 2012.

Festime edhe në Sheshin e Kuq

Mijera ruse pushtuan Sheshin e Kuq te Moskës per te festuar ardhjen e Vitit te Ri. Shume prej tyre zgjodhen te respektojne traditen duke shoqeruar  kembanat e orës së Kremlinit. Presidenti Vladimir Putin beri thirrje per bashkim ne fjalimin e tij, qe u transmetua pak perpara mesnates- duke thene se duhet nje Rusi me e forte dhe e suksesshme, por pa permendur kundershtaret e tij politik.

Pekin, spektakël dritash

Kinezet e priten vitin e ri me nje spektakel dritash lazer dhe shfaqje te ndryshme ne Pekin. Ne Shangai, mijera vete u mblodhen ne anet e  lumit Huangpu per te ndjekur show-n e mrekullueshem te dritave 4D, si dhe per te numeruar sekondat e fundit te 2012 . Në Hong-Kong, ne fokus te ndricimit është Viktoria Harbor. Spektakli piroteknik zgjati 8 minuta.

Japonezët festojnë ne tempull

Japonezet festojne ne vende te shenjta. Me i populluari ishte Tempulli i  Meixhit ne Tokio. Fishekzjarret ndriçuan qiellin e Penjanit, ne Korene e Veriut, ndersa ne Seul kembana Bosingak e shekullit 15 u degjua 33 here, duke respektuar nje tradite te vjeter.

Dubai, spektakël fishekzjarresh

Në qendër te Dubait, kulla me e larte ne bote,  mbi 828 metra- burxh Kalifa u ndricua nga fishekzjarret.

Festime edhe në Mianmar

Per here te pare ne Mianmar u festua viti i ri, deshmi e hapjes se vendit qe jetoje per dekada nen regjimin e juntes ushtarake. Mijera njerez u mblodhen ne kryeqytetin Jangon ku nuk munguan fishekzjarret.

Spektakël në Brazil

Në Brazil, festa kulmoi ne plazhin e Kopakabanas ku u mblodhen miliona njerez per te pare fishekzjarret e per te pritur me entuziazem vitin e ri. Miliona dollare u investuan per festimet qe sipas kryebashkiakut te Rio de Zhaneiros jane me te mirat ne planet.

Show në Sindei

Shou piroteknik ne Sidnei magjepsi mbi 1 milione e gjysme njerez qe priten ne kete qytet vitin e ri. Mbi 7 tone fishekzjarre u perdoren per te ndriçuar uren e famshme dhe ndertesen e operas.

Top Channel