Numri dy i institucionit të Avokatit të Popullit pritet të jetë një
person me aftësi të kufizuara,i verbër, paraplegjikë apo tetraplegjike.
Avokati i Popullit Igli Totozani do te propozoje ne Parlament për t’u
votuar kandidaturen nga komuniteti i njerëzve me aftësi të kufizuara.

“Ajo që është paradoksale sot në fakt, që kemi vënë re është që në një Shqipëri europiane ne po flasim për mungesën e pagesës së aftësisë së kufizuar. Ndërkohë një Shqipëri europiane duhet të ishte një Shqipëri e standardeve europiane dhe këto standarde gjënë më elementare kanë pagesën, kurse gjëja më e rëndësishme është integrimi i personave me aftësi të kufizuar në jetën politike, shoqërore, ekonomike, institucionale. Propozimi për Komisionerin e ri të vijë nga personat me aftësi të kufizuar, për shkakun se mendojmë i kemi konstaktuar, i kemi kontaktuar gjatë gjithë këtij viti që midis tyre ka njerëz të denjë, jo për komisioner numër dy të Avokatit të Popullit, por për ministra dhe shumë më tepër se kaq”, tha Totozani.

Avokati i Popullit deklaron se do te ndjeke deri ne fund problemet e shkaktuara me pagesat e aftesise se kufizuara ne shume komuna e bashki, te cilat nuk u jane dhene ende ketyre personave.

Ne ditet e para e vitit 2013 Totozani thote se do te shkoje ne ato komuna te cilet jane shume mbrapa në shlyerjen e pagesave per personat me aftesi te kufizuara te cilet kete vit të ri do ta festojne  me me  shume veshtiresi  se pjesa tjeter e shoqerise .

Top Channel