SHBA, përmirësohet gjendja e George Bush

30/12/2012 09:10

Gjendja shëndetësore e ish-presidentit amerikan George W. Bush është përmirësuar, duke i lejuar që të dalë nga një javë trajtim intensiv, deklaroi një zëdhënës për mediat amerikane.

88-vjeçari do të vazhdojë të marrë trajtim në një spital në Hjuston, Teksas, ku u shtrua në datën 23 nëntor për shkak të një bronkiti.

Në datën 23 dhjetor, presidenti i SHBA-ve në vitet 1989-1992 u rikthye në spital me ethe dhe temperaturë të lartë.

”Familja Bush falenderon të gjithë për lutjet dhe mbështetjen e tyre”, theksoi zëdhënësi i familjes, Jim McGrath.

Presidenti George W. Bush i riu, njeriu që drejtoi SHBA-në në vitet 2001-09, i ka qëndruar përkrah në mënyrë të përditshme babait në këtë kohë të vështirë.

Top Channel