BE, e shqetësuar nga Britania

30/12/2012 10:20

Duket se fjalimi i rendesishem i janarit, kur kryeministri britanik David Cameron do te pervijojë haptazi qendrimin dhe strategjine britanik per te ardhmen e marrëdhenieve te Londres me Brukselin, ka shqetesuar drejtuesit me te larte te Bashkimit Evropian ne 40-vjetorin e krijimit te ketij unioni.

Zyrtari me i larte i BE-se, Rompuy duke folur per britaniken “The Guardian” paralajmeron se dalja e Britanise do te demtoje se tepermi tere unionin dhe vendet anetare, ashtu edhe vete Britanine.

Britania kerkon te ripercaktoje marredheniet e saj me BE permes rinegocimit te Traktatit te Lisbones, çka konsiderohet politkisht si nje fushe e minuar.

”Nese çdo vend e do te perzgjidhte te terhiqej nga politika te caktuara egzistuese qe nuk i pelqejne, atehere BE ne pergjithesi dhe tregu i vetem ne veçanti shume shpejt do te shkaterrohej”, deklaroi zyrtari i larte e BE-se.

Britania kerkon riatdhesimin e disa kompetencave nga Brukseli drejt Londres. Nderkohe shume deputete britanike te Parties Konservatore te kryeministit kerkojne nje refenderum te qarte per daljen ose qendrimin e metjeshme ne BE te Britanise.

Sipas sondazhit me te fundit 51 per qind e britanikeve jane pro daljes nga Bashkimi Europian, per shkak edhe te krizes ekonomike te tre viteve te fundit.

Ne kontrast me qendrimin e Rompuy, nje nga arktiketet e euros, franceze Jacques Delor, thote se britaniket  jane thjeshte te shqetesuar me shume per ekonomine dhe asgje tjeter. Sipas tij, britanikeve mund t’u ofrohet nje forme tjeter partneriteti.

Eshte i dukshem shqetesimi europian per nje terheqje te mundshme britanike nga BE, pasi dihet se ekonimia britanike eshte nje nder me te fortat ne Europe dhe kontirbuesit me te medha ne buxhetin e BE-se, nderkohe qe Londra eshte padyshim kryeqyteti financiar i kontinentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA