Vlorë, arrestohen bashkëshortët

29/12/2012 18:15

Një çift bashkëshortësh u arrestuan në portin e Vlorës, duke tentuar të kalonin 22 kilogram kanabis për në Itali me automjetin e tyre.

Vladimir Tartari dhe bashkëshortja e tij u kapën në flagrancë, pasi policia zbuloi në parakolpin dhe prapakolpin e automjetit të tyre sasinë e drogës së presuar.

Ky është rasti i radhës, në të cilët shtetas shqiptarë përpiqen të trafikojnë lëndë narkotike në shtetet fqinje, shpesh herë të shtyrë nga gjendja e rënduar ekonomike.

Më parë gjatë javës, një person u arrestua duke tentuar të trafikonte 25 kilogramë hashash nga Kakavija për në Greqi, 24 orë pasi një tjetër shtetas u arrestuar me një sasi të njëjtë në të njëjtën pikë kufitare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA