Treni i linjës Tiranë-Vlorë del nga shinat

29/12/2012 18:55

Treni i linjës Tiranë-Vlorë doli nga shinat në stacionin hekurudhor të Gradishtes, në Lushnje.

Ky është aksidenti i dytë brenda pak ditëve. Treni po levizste me 34 pasagjere kur lokomotiva doli nga shinat për shkak të amortizimit, por edhe vjedhjes së bulonave që lidhin shinat mes tyre.

Pjesët metalike të hekurudhës shiten për skrap. Ekipet e remontit punuan për shtatë orë për riparimin e dëmit dhe futjes së trenit në shinat.

Pak kohe më parë, treni doli nga shinat disa dhjetëra metra para se të hynte në stacionin e Lushnjes, por pa pasoja për pasagjeret për shkak se shpejtesia e lëvizjes së trenave është ulur shumë prej amortizimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA