Shembet një ndërtesë në Mesina të Italisë, gjashtë persona rezultojnë të zhdukur. Ka shpresa për persona të gjallë Pas takimit që zgjati mbi një orë me kreret demokrate dhe republikane në Shtëpinë e Bardhe, Presidenti amerikan, Barack Obama u shpreh optimist për një marrëveshje që do të shmange rreshqitjen e Shteteve te Bashkuara në “greminën fiskale”.
Nëse rënia do të ndodhë, atehere vendi-sipas eksperteve dhe analisteve do të prekte serish recesionin.
“Vetëm në katër ditë, niveli i taksave është caktuar të rritet, me ligj. Çdo rrogë e amerikaneve do të zvogëlohet dhe kjo do të ishte gjeja e gabuar qe do të ndodhë. Për ekonomine tonë, do të ishte keq për familjet e shtresës së mesme dhe po keq për bizneset që varen nga shpenzimet familjare”’, deklaroi Obama.
Presidenti tha se udheheqesit e senatit, demokrati Harry Rid dhe republikani Mic MecConell po punojne për të hartuar një ligj, qe mund të marrë miratimin në të dy dhomat e Kongresit.
Por, nëse kompromisi nuk arrihet, atehere presidenti amerikan do te nderhyje duke kerkuar nje votim te shpejte për të parandaluar rritjen e taksave pë rata që fitojnë mbi 250 mijë dollare si dhe te garantoje vazhdimin e sigurimeve per të papunët. Obama e cilesoi këtë si “minimumin” që duhet të bëjë Kongresi përpara datës 1 janar.
Te premten, Obama u takua me kreun e Senatit, Harry Rid, udheheqesin e pakices republikane Mic Mek Konell, kreun republican te Dhomës së Përfaqesuesve, Xhon Bejner dhe kryetaren e pakices demokrate, Nenzi Pelozi.
“Amerikanet po na vezhgojne, durimi i tyre thuajse po mbaron”, tha Obama.
Si Rid ashtu dhe McConell u shprehen optimistë pas takimit. Republikani McConell tha se do te paraqese nje marreveshje 24 ore perpara afatit perfundimtar, ndersa Rid se do te beje gjithcka per arritjen e marreveshjes.
Perpjekja e re per marreveshjen ne Senat vjen pas fokusimit ne negociatat e drejtuara nga kreu republikan i Dhomes se Perfaqesuesve, Xhon Bejner. Plani i tij “alternativë B.”, qe parashikonte rritje taksash per ata qe fitonin mbi 1 milione deshtoi.
Bejner u ka kerkuar ligjvenesve te Dhomes se Perfaqesuesve te mblidhen te dielen. Nje prej pjesetareve te saj tha per agjensine e lajmeve “Reuters” se Dhoma do te marre ne konsiderate ligjin e Senatit.
”Gremina fiskale” do te thote mbi 600 miliarde dollareve rritje taksash dhe ulje drastike te shpenzimeve, te cilat do te hyjne ne fuqi me 1 Janar, duke prekur njerezit ne te gjithe nivelet e te ardhurave si dhe shume biznese, nese Kongresi nuk miraton legjislacionin e ri.
Top Channel